Në Spitalin e Pejës po trajtohen 63 pacientë me COVID-19, 11 në gjendje të rëndë

12/08/2020 11:44

63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Prej tyre 39 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 11 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu në këtë spital janë shëruar edhe 7 pacientë.

Nga Spitali i Pejës njoftojnë se nga stafi shëndetësorë, janë 5 mjek, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.

“7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në raportin e spitalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA