Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara 139 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në Shkup janë 30 raste, Kumanovë-20, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-6, Strug-8, Manastir-2, Ohër-3, Kavadarc-8, Gostivar-19, Gjevgjeli-1, Strumicë-2, Koçan-5, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-6 dhe Kërçovë-4.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 239 pacientë të shëruar, prej tyre më së shumti në Shkup- 132. Ndërsa një pacient 66-vjeç nga Ohri ka humbur betejën me virusin korona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA