Koronavirusi shfaqet edhe te Barcelona.
Vetë klubi katalanas konfirmoi lajmin se një prej 9 futbollistëve që kryen testin me tampon për Covid-19 në pasditen e së martës ka rezultuar pozitiv. Barcelona doli me një komunikatë për shtyp ku theksoi se futbollisti i prekur nga koronavirusi nuk ka simptoma, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në karantinë në banesën e tij.
Në të njëjtën kohë Barcelona njoftoi menjëherë të gjitha autoritetet sportive dhe shëndetësore, ndërkohë që edhe të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me futbollistin e prekur me Covid-19 kanë kryer testet me tampon. Po kështu klubi katalanas bëri të ditur se futbollisti që doli pozitiv në testet për koronavirus nuk ka qenë në kontakt me asnjë prej lojtarëve të skuadrës së parë, e cila ditën e enjte do të udhëtojë drejt Lisbonës për të zhvilluar ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Bayern-in e Mynih-ut.
Top Channel