Klubi i futbollit Drita është njoftuar nga organet e UEFA-së, se shkalla e apelit ka vendosur se skuadra gjilanase ka humbur ndeshjen kundër Linfield në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0.
Në një njoftim për media, skuadra gjilanase e quan të nxituar vendimin e UEFA-s dhe paralajmëron ndjekjen e procedurave ligjore kundër saj.
UEFA më herët ka shtyrë vendimin për ndeshjen e pezulluar para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Linfield.
Kampioni i Kosovës ishte gati ta luante finalen e raundit para-eliminator ndaj kampionit të Irlandës së Veriut, Linfied. Megjithatë, pas testimit të ekipit për herë të dytë për COVID-19, mesfushori Hamdi Namani rezultoi pozitiv dhe ekipi gjilanas u detyrua të karantinohet.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
VENDOS UEFA: Humbim ndeshjen ne tavolin me rezultat zyrtare 3:0!
Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se qe shkalla e apelit ka vendosur qe ne kemi humbur ndeshjen ne tavoline me rezultat zyrtare 3:0!
Nje vendim i habitshem nga nje institucion siq eshte UEFA, nje vendim me kaq nxitim dhe pa kerkuar asnje sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jone!
Arsyeja kryesore te ketij vendimi eshte sepse ndeshja nuk ka mundur te shtyhet me shume se tre dite (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicrane kanë kerkuar karantinim per 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shume arsye te tjera qe nuk kane te bejne me ne si klub por me organizatorin e ketij kompeticioni e qe ka qene vet UEFA organizatore!
Jemi thellesishte te indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv.
Tani neve si klub na mbetet qe kete qeshtje ta dorzojme ne duart e avokateve per ti ndjekur deri ne fund te gjitha rruget ligjore.
Top Channel