SPAK i kërkoj gjykatës që të shpallë konfiskimin e 17 pasurive që i përkasin Valentin Selaj dhe të afërmeve të tij, pasi i riu shikohet si protagonist i narkotrafikut dhe anëtar i një grupi që trafikoi kokainë në Evropë.
Pasuritë që prokurorët mendojnë se burojnë nga droga janë sipërfaqe toke të konsiderueshme, shtëpia e prindërve të Selajt që media italiane e etiketoi si zoti i kokainës, garazhe, automjete ,njësi shërbimi dhe llogari bankare
Njëra nga pasuritë gjendet në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë dhe është një apartament që u ble nga Selaj gjatë vitit 2017 në vlerën e 220 mijë eurove.
Në njoftimin zyrtar, SPAK përcjell bashkëpunimin me prokurorinë holandeze që hetoi gjashtë shtetas mes tyre edhe Selaj për trafik, pastrim parash dhe organizatë kriminale. Të huajt vunë në dijeni prokurorët shqiptare për dyshimet se një pjesë të fitime që burojnë nga trafiku i kokainës Selaj i investoi në Shqipëri, sikurse edhe rezultoi nga hetimi pasuror, i nisur dy vite më parë. në një nga aksionet policore Valentin Selaj dhe bashkëpunëtorëve të tij ju bllokuan 97 kokainë dhe 16 kilogramë heroinë.
Hetimi me disa prokurorë zbuloi se grupi përdorte linjën nga Amerika Latine , në portin e Amsterdamit e më tej i shpërndante ngarkesat Anglisë dhe Italisë, ku gjatë një operacioni antidrogë Selaj provoi prangat së bashku me partnerët në krim.
Top Channel