Kohë pandemie/ Dasmë në Los Angeles, ndërhyn policia

11/08/2020 14:41

Të ftuarit në një dasmë në një rezidencë të madhe në Los Angeles, shpërndahen pasi policia i përgjigjet një ankese për zhurmë, në një kohë kur zyrtarët publik vazhdojnë të paralajmërojnë kundër tubimeve të mëdha në mesin e pandemisë së koronavirusit.

“Distancim social, larje duarsh, maska, kontroll temperature. Gjithçka ishte sipas rregullave”, thotë një nga pjesëmarrësit në dasmën në lagjen Holmby Hills, në Los Angeles.

Me klubet e natës të mbyllura në qytet, festat tani janë shtuar në shtëpitë luksoze në Hollivud Hills, me tubime shpesh herë edhe të rrezikshme që zemërojnë fqinjët dhe zyrtarët lokalë. Kryebashkiaku Erik Garceti, ka urdhëruar punonjësit e shërbimeve të ndërpresin energjinë elektrike dhe ujin në shtëpitë ku konfirmohen festa gjatë pandemisë.

Pasojat e këtyre festave të mëdha, sipas zyrtarëve, rëndojnë mbi të gjithë komunitetin sepse virusi mund të përhapet shpejt dhe lehtë. Por infektimi, nuk është i vetmi rrezik fatal. Të hënën e kaluar, nën sytë e kamerave të televizioneve, policia ndërhyri në një shtëpi në Mulholland Drive, të mbushur me të rinj që festonin. Dhe në kaos e sipër, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe një person u vra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA