Gjoba në plazhet e Pogradecit/ Ndëshkohen subjektet që vënë shezlongët më pak se 1 m
11/08/2020 15:37
Këtë verë ka qenë e vështirë të respektohet distanca në plazhet e Pogradecit.
Vija liqenore e Ohrit ka pasur më shumë pushues se kurrë ndërsa respektimi i distancave dhe mbajtja e shezlongëve brenda kapacitetit, por edhe ruajtja e plazheve publike këtë Verë janë në monitorim të vazhdueshëm.
Dy subjekte pa leje në Pogradec u ndëshkuan dhe ju sekuestruan shezlongët.
Situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 është një sfidë e re edhe për kapacitetet turistike në Pogradec ndaj aksionet e kontrollit do të vazhdojnë.
Top Channel