Pas kualifikimit të Inetrit në gjysmëfinalen e “Europa League”, ka mbërritur një lajm i mirë për Lautaro Martinez.
E dashura e sulmuesit, Augustina Gandolfo, pak momente pas fitores së zikaltërve, ka njoftuar në rrjete sociale se dyshja është në pritje të fëmijës së tyre të parë.
“Edhe pse me frikë e pasiguri, kemi shumë përpara për të mësuar. Por me shumë dashuri, po presim dashuri. Lautaro të dua sa jeta ime. Gjithmonë të tre këtu për të mbështetur njëri-tjetrin”, shkroi modelja.
Ndërkaq, “El Toro” nuk po kalon një moment të mirë në fushat e blerta, kjo pasi ai kohët e fundit është lidhur për një kalim të mundshëm tek Barcelona. Leo Messi mezi pret që të ketë shok reparti “demin” zikaltër dhe duket se edhe 22-vjeçarin e tundon jo pak kjo ide.
Top Channel