Kjo është laguna e Vainit, që vitet e fundit ka njohur një rritje të numrit të vizitorve, të cilët e zgjedhin për natyrën e mrekullueshme që kjo zonë ka.
Kur deti, laguna apo kënetat takohen njëra me tjetrën, rezultati që përftohet është padyshim mbresëlënës; e tillë është dhe zona e Lagunës së Vainit në Ishull Lezhë, ku të gjitha ndërthuren së bashku duke dhuruar pamje tepër spektakolare.
Tashmë të shkosh drejt lagunës është e thjeshtë dhe kjo falë ndërtimit të rrugës, e cila i ka dhënë një zhvillim edhe restoranteve të kësaj zone.
Vizitorët e cilësojnë Lagunën e Vainit një perlë dhe një oaz për t’u eksploruar.
Falë pozicionimit të favorshëm, laguna është lehtësisht e arritshme me makinë e në të mund të kalosh një fundjavë ideale mes qetësisë e natyrës mbresëlënëse.
Top Channel