Covid- 19 rikthehet në Evropë… Por, jo në Itali

10/08/2020 12:11

Një moment tmerrues nga koha kur pandemia e Covid-19 goditi Italinë, ishte ai i 27 marsit, kur autoritetet e mbrojtjes civile raportuan 969 viktima në 24 orë.

Në javët që i paraprinë kësaj, imazhet e arkivoleve të grumbulluar nëpër kisha dhe që transportoheshin me kamionë ushtrie në qytetin e Bergamos, tronditën gjithkënd.

Tani, kur kanë kaluar katër muaj, jeta në Itali, vendin që zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha sikur se askush nuk do të donte ti ngjante, thuajse është kthyer në normalitet pavarësisht ngritjeve me raste të infektimeve të reja që tani i atribuohen emigrantëve që mbërrijnë në vend ose të kthyerve nga jashtë.

Numri i viktimave është ndalur në pak mbi 35 mijë, me pak viktima të reja të raportuara ditët e fundit. Numri total i rasteve është tani 250103 me shifrat ditore që raportohen tani që variojnë mes 200 dhe 300 në rastin më të keq.

Klubet e natës dhe shkollat nuk janë hapur ende. Maskat janë të detyrueshme dhe distancimi social është në fuqi.

Njerëzit dalin e darkojnë në restorante, shkojnë me pushime dhe ecin përpara. Kjo është asgjë më pak se një mrekulli, veçanërisht nëse bëjmë krahasime me vende si Brazili dhe SHBA, ku pandemia mbetet jashtë kontrollit. E ndërkohë, vendet e tjera të Evropës, po njohin rritje të konsiderueshme të infektimeve. Valë të dyta të koronavirusit kanë goditur Spanjën, Francën dhe Gjermaninë ndërkohë që vala e parë nuk ka mbaruar në SHBA dhe Britani.

Sidoqoftë, ndërsa Italia tani duket sikur feston daljen nga një makth, autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë se e keqja mund të mos ketë kaluar.

Shumëkush ia vesh meritat kryeministrit të pazgjedhur të Italisë, Giuseppe Conte, që nuk ka asnjë parti politike pas tij dhe thonë se nuk bën politikë. Sa herë që ai ka vendosur një masë më të fortë ka thënë se faji ishte i tij, jo i qeverisë që udhëhiqte.

Por kjo nuk ka penguar të tjerë që të mendojnë e madje edhe të hetojnë se ai nuk ka bërë aq sa duhej në fillim. Conte u mor në pyetje nga prokurorët në qershor për të zbardhur nëse izolimi i prerë duhej të kishte filluar më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA