Me 205 kg kanabis në banesën e tij u gjet një 22 vjeçar shqiptar, në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Sipas anti drogës Greke, sasia lëndës narkotike ishte fshehur në magazinë të një vilë luksoze të cilën anëtarë të organizatës e kishin marrë me qera prej disa muajsh.

Autoritetet kishin informacion në rrugë operative,se në banesë gjendej sasi e madhe narkotikësh, e importuar nga shqipëria,e cila kishte destinacion tregun vendas të narkotikëve.

Gjatë operacionit u bë i mundur bllokimi i sasisë së lëndës narkotike prej 205.4 kg,disa pajisje gps tracker si dhe një peshore elektronike.

22 vjeçari i arrestuar u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, anëtarë të së njëjtës organizatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA