Kjo ishte intervista e fundit qe skulptori i njohur Arben Bajo dha 1 muaj më parë për kolegen Jetona Kocibelli gjate realizimit të programit “Excluzive” në Top Channel, për artistin Mumtaz Dhrami.
Arben Bajo, skulptor dhe pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura e humbi fatkeqësisht betejën më Covid 19 mëngjesin e kësaj të diele. Një ditë më parë miqtë dhe studentët e artistit bënë thirrje për gjak të grupit A negativ, të dikujt që më parë kishte kaluar koronavirusin. Artisti ishte i intubuar ne Spitalin Infektiv ne Tirane, ku nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen.
I lindi në vitin 1967 në Gjirokastër, Bajo kryeu liceun në Fier dhe studio për skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, rreth viteve 1988-1992. Ai ka hapur 9 ekspozita personale, e të pafundme kolektive. Gjatë krijimtarisë së tij, Arben Bajo njihet si skulptor figurativ, por me një këndvështrim bashkëkohor.
“Pandemia” ka qenë ekspozita e fundit ku skulptori Arben Bajo ka marrë pjesë disa jave me pare.
Kjo ekspozitë ishte e mbushur me punët e fundvitit të studentëve të tij ne Akademi, ne perfundim te nje viti te veshtire akademik per shkak te pandemise.
Top Channel