Shifra alarmante në Indi/ Mbi 2 milionë të infektuar me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë

07/08/2020 19:07

Më shumë se dy milionë persona janë konfirmuar të infektuar me COVID-19 në Indi, që nga fillimi i pandemisë, njoftuan autoritetet.

Në 24 orët e fundit, janë identifikuar 62.538 raste të reja, duke e dërguar numrin total të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në 2.027.074.

Ndërkohë, 41.585 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa më shumë se 1.3 milionë janë shëruar. India regjistroi rastin e parë me virusin korona më 30 janar.

Këto të dhëna e kanë cilësuar Indinë si vatrën e tretë të koronavirusit më të madhe në botë, pas Brazilit dhe SHBA-ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA