Kukësi është skuadra e parë që zbret në fushën e stërvitjes një javë pas mbylljes së sezonit futbollistik.
Nënkampionët marrin pjesë në raundin e dytë eliminator të kupës Europa League, shorti i së cilës do të hidhet me 10 gusht.
Por deri në ndeshjen e parë, Kukësi duhet të plotësoje organikën, pasi i janë larguar disa lojtarë.
Për herë të parë, një skuadër e kategorisë superiore do të zhvillojë fazën përgatitore në Tropojë, kjo për shkak të mungesës së lëvizjes jashtë vendit, por trajneri Gega në tregon disa arsye më tepër.
Sa i përket ndeshjeve të kupave të Europës, ato do të luhen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje. Kukësi në rast se do të luaj në Shqipëri ndeshjen e parë do ta bëj në “Air Albania”. Ndërkohë që Gega nuk e sheh shumë të favorshëm këtë sistem.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari Endi Tufa.
Top Channel