Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nga java e ardhshme në institucionet shëndetësore në Kosovë do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë.

Ai tha se në mandatin e tij asnjë mjekë nuk do jetë pa specializim.

Zemaj: Nga java e ardhshme do punësohen edhe 350 mjekë

“Ministria e Shëndetësisë ka analizuar situatën lidhur me identifikimin e nevojave për profilet me prioritet për profesionistët shëndetësor dhe ka vendosur që brenda këtyre 200 vendeve të lejuara të shpall konkurs I cili është realizuar dhe kanë filluar punën 100 mjek, 62 infermierë , 20 inspektorë sanitar, 8 pozita laborant në IKSHP, 6 pozita staf Teknik mbështetës infermierë dhe 4 pozita specialistë të mikrobilogjisë në IKSHP….Javën tjetër do të punësohen edhe 350 të tjerë gëzojuni faktit që e kemi shpallur konkursin për specializime i munguar qe 4 vite që pjesë e sistemit shëndetësor do bëhen edhe 1 mijë 43 specializantë dhe do jenë të punësuar nga 4400 mjekë sa i ka Kosova në tërësi për 3 muaj të këtij mandatit tim në institucionet tona shëndetësore të Kosovës do jenë të punësuar më shumë se 1 mijë e 600 mjekë dhe infermierë…Asnjë mjek në Republikën e Kosovës gjatë mandatit tim nuk do jetë pa specializim e para, asnjë mjek i cili diplomon i plotëson kushtet, kriteret sipas ligjit nuk do jetë i papunësuar në Republikën e Kosovës gjatë mandatit tim”, tha ai.

Këto komente Zemaj i bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA