Pas krimit makabër në fshatin Buçimas të Pogradecit ku djali 44-vjeçar vrau nënën e tij të moshuar duke i prerë kokën detaje të reja tronditëse kanë dalë mbi ngjarjen.
Një grindje për të lehurat e qenit ka nisur në familjen Çekici, ndërkohë që vajza 15-vjeçare e autorit kishte shkuar te shtëpia e fqinjëve. E kur e mitura ka dalë është përballur me skenën horror ndërsa e shokuar ka marrë biçikletën dhe ka shkuar në komisariatin e Pogradecit për të sinjalizuar ngjarjen. Ndërsa Firdes Çekiçi përcillet sot për në banesën e fundit fqinjët duke treguar detaje mbi krimin vazhdojnë të jenë të tronditur nga ajo çfarë ka ndodhur
Pasditen e së enjtes Olsi Çekiçi një person i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor dhe përdorues i lëndëve narkotike vrau dhe i preu kokën nënës së tij, 70-vjeçare Firdes Çekiçi, ndërsa u arrestua në banesë. Gjatë marrjes në pyetje autori gjakftohtë nuk shprehu pendesë ndërsa kërkoi që shteti të kujdeset për vajzën e tij të mitur dhe vëllanë e tij me probleme shëndetësore.
Top Channel