
Pamjet emocionuese tregojnë momentin, kur një djalë i vogël, i cili i humbi të dyja këmbët si pasojë e një infeksioni, ka rinisur të hedhë sërish hapat e parë!
William Reckless, katër vjeç, nga Nottinghamshire i Britanisë së Madhe, rrezikoi së tepërmi që të humbiste jetën si pasojë e një infeksioni të tmerrshëm që po i rritej në trup. Për ta mbajtur në jetë, mjekët u detyruan që t’ia prisnin të dyja këmbët Williamit.
Tashmë vogëlushi ka dy protezash porcelani, me të cilat ka nisur të ecë përsëri, ndonëse me pak vështirësi. Mamaja e 4-vjeçarut, Gemma Reckless, tha se është emocionuar së tepërmi kur pa se i biri po ecte përsëri, por shtoi se muajt kur ai ka qenë i sëmurë, kanë qenë një makth i vërtetë për të.
“Kur shikon që fëmijë yt nis të ecë përsëri, është një ndjesi magjike. Muajt që ai ishte i sëmurë ishin tërë, frikë dhimbje zhgënjim. Lutesha gjithmonë, që ajo sëmundje e mallkuar më mirë të më binte mua se sa atij”, u shpreh 30-vjeçarja.
Top Channel