COVID-19, vazhdon të rritet numri i të vdekurve në Brazil, Indi dhe Meksikë

07/08/2020 14:48

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.237 vdekje, në Indi 886 dhe në Meksikë 819.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 53.139 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.912.212 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 98.493.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 589.670 raste dhe 24.448 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.047.660.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 62.538 raste të reja, duke e rritur në 2.027.074 numrin e rasteve, ndërsa me 886 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 41.585 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.378.105.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 819 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 50.517. Ndërkaq, me 6.590 raste të reja, është rritur në 462.690 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 308.848 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA