Një grua dhe vajza e saj janë ndaluar në Aeroportin e Mynihut, pasi disa oficerë gjetën skeletin e një burri të vdekur në valixhen e tyre.
Gruaja 74-vjeçare nga Armenia po udhëtonte me vajzën e saj 52-vjeçare nga Greqia në Jernvan me një ndalesë transit në Mynih.
Gjatë ndalimit, zyrtarët gjermanë të doganave zbuluan një kuti të pazakontë prej druri në një prej çantave, e cila rezultoi të përmbante një skelet njeriu. Gruaja e moshuar shpjegoi se burri i saj u varros në vitin 2008 pranë shtëpisë së çiftit në Selanik të Greqisë dhe tani po kërkonte të riatdhesonte kockat e tij, për t’u varrosur në Armeni, në vendin e tij të lindjes.
Pas kësaj dëshmie, zyrtarët gjermanë u bindën se gratë nuk kishin kryer asnjë krim dhe i lejuan që të vijonin udhëtimin e tyre.
Top Channel