Mazniku: Qeveria na ka miratuar financimin për ndërtimin e dy lagjeve të reja, “5 Maji” dhe Kombinati

06/08/2020 15:40

Projektit për dy lagje të reja tek “1 Maji” dhe në Kombinat, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, i është hapur drita jeshile.

Nga dëgjesa e radhës në sallën e Këshillit Bashkiak me inxhinierë për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 4, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku theksoi se financimi nga qeveria i hap automatikisht rrugën edhe procedurës së ndërtimit.

“Dje kemi pasur një lajm shumë të rëndësishëm dhe të mirë. Qeveria na ka miratuar financimin, si institucion zbatues, për ndërtimin e dy lagjeve të reja, “5 Maji” dhe Kombinati, që na hap automatikisht mundësinë për të filluar procedurën e ndërtimit, por e cila lidhet ngushtësisht me këtë që po bëjmë sot. Përfundimi i rezultateve të punës së sotme do të na thotë në mënyrë të qartë cilat familje do të duhet të zhvendosen dhe të përfitojnë një shtëpi të re dhe cilat familje do të mundet që të rikthehen në shtëpitë e tyre pas riparimit, forcimit dhe kthimit të objektit të dëmtuar në standarde të larta sigurie”, tha Mazniku.

Më konkretisht nga analiza e ekspertëve të ndërtimit rezultoi se:

“PALLATI BIBA”, Rruga “5 Maji” do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet pasi kostoja e ndërhyrjes arrin 20.68% nëse do të ndërtohej i ri.
“PALLATI 4” Rruga “Myslym Keta”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 116.41% të vlerës nëse do bëhej i ri.

“PALLATI 45”, Rruga “Myslym Keta” do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 133.59% të vlerës nëse do bëhej i ri.

“PALLATI 73/2” Rruga “Niko Avrami” do të duhet tëripërforcohet dhe të rikonstruktohet dhe objekti godina shtesë “PALLATI 73/2” Rruga “Niko Avrami”
duhet tëprishet dhe të ndërtohet e re.

“PALLATI 66” , Rruga “Aleksandër Moisiu” , do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 131.64% të vlerës nëse do bëhej i ri.

Kur kostoja e riparimit të një objekti është më e madhe se 70% e kostos së rindërtimit të objektit, ligji kërkon që këto objekte të demolohen dhe të rindërtohen të reja dhe familjet që preken bëhen përfituese të programeve të rindërtimit dhe marrin banesa të reja shumë herë më të mira se ato ekzistuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA