19/01 16:41
Komuna e Shtimes njoftoi për humbjen e një zyrtari të saj, Afrim Tafa, në moshën 34-vjeçare.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë.
Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, tha Ismajli.
Në emër të Komunës së Shtimes, Simajli i ka shprehur ngushëllime familjes Ismajli.
Top Channel