Greqia dhe Egjipti kanë firmosur sot marrëveshjen për ndarjen e zonës ekskluzive ekonomike mes tyre.
Lajmi i bë publik gjatë orëve të pasdites të së enjtes nga Ministria e Jashtme egjiptiane, e cila publikoi edhe foton e ceremonisë së firmosjes së kësaj marrëveshje.
Sipas njoftimeve paraprake, marrëveshja u firmos në Kairo, nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologut të tij egjiptian Samex Shukri.
Ka qenë një periudhë tepër intensive bisedimesh mes dy vendeve, madje zoti Dendia ka udhëtuar të paktën edhe dy herë të tjera gjatë 3 muajve të fundit në Egjipt, ku ka zhvilluar bisedime kokë më kokë me palën egjiptiane, sqarojnë burimet.
Kohët e fundit, pala greke kishte nisur një maratonë diplomatike për përcaktimin e zonës ekonomike me Egjiptin dhe Italinë, me të cilën firmosi dy muaj më parë.
Burime diplomatike greke, i thanë Top Channel se marrëveshja është e pjesshme,dhe nuk përcakton 100 % të zonës ekskluzive mes dy vendeve,por në çdo rast, ajo përcakton përfundimisht koordinatat e AOZ mes dy vendeve në Egjeun lindor, çka mbyll përgjithmonë pretendimet e Turqisë e cila kërkon sovranitet në një hapësirë detare në Egje, e cila sipas Athinës zyrtare, është pjesë e hapësirës se saj detare, e përcaktuar prej marrëveshjes se Lozanës, por që Ankaraja zyrtare insiston se është territor i saj.
Pikërisht kërkimet për naftë prej Turqisë në këtë hapësirë të pretenduar prej Ankarasë, pak mungoi që të dy vendet të nisin një konflikt të armatosur një muaj më parë,i cili u shmang momentin e fundit me ndërmjetësinë e kancelares gjermane Angjela Merkel.
Marrëveshja e sotme mes Athinës dhe Kairos, e bën përfundimisht të pa vlefshme marrëveshjen turko-libiane,e firmosur në shkurt të këtij viti,e cila prekte zonën ekskluzive të Qipros dhe Greqisë, kryesisht në zonën e ishullit Kastelorizo, Qipron dhe hapësirën detare përballë Kretës.
Mbeten për te sqaruar vetëm 3 pika për ta konkretizuar këtë marrëveshje në tërësinë e saj,me disa pika të pa sqaruara,kryesisht në pjesën shumë pranë brigjeve turke, si dhe zona e paralelit 28-të, por Greqia shprehet e bindur se edhe këto pika do të sqarohen shumë shpejtë.
Mbeten të pa qarta edhe lëshimet që dy palët i kanë bërë njëra tjetrës në kuadër të përfundimit të saj,por në çdo rast, Athina zyrtare shpreh kënaqësinë e saj për atë që ajo e quan një ndër fitoret diplomatike më të rëndësishme të viteve të fundit përballë fqinjit dhe rivalit të saj lindor,Turqisë.
Tashmë Athina zyrtare,pritet të intensifikojë bisedimet me vendet e tjera fqinje,mes tyre edhe Shqipërinë, për përfundimin e marrëveshjes së demilitimit të ujërave territoriale dhe zonës ekskluzive ekonomike mes dy vendeve tona.
Ndërkohë që edhe mes Turqisë dhe Greqisë, ka nisur një dialog në nivele të larta diplomatike,me qëllim konkretizimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve,dhe uljen e tensioneve në marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë.
جانب من مراسم توقيع اتفاق حول تعيين المنطقة الاقتصادية الخالصة بين جمهورية مصر العربية وجمهورية اليونان pic.twitter.com/RGd8DdeMtu
— Egypt MFA Spokesperson (@MfaEgypt) August 6, 2020
Top Channel