Rita Ora ka paralajmëruar një koncert në shtëpi për benefitet e UNICEF-it, duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i virusit.
Si një ambasadore e UNICEF-it, ylli i njohur i muzikës do të përdorë TV saj në Instagram për të mbledhur para për kauzën e rëndësishme.
“Një gjeneratë e tërë fëmijësh janë në rrezik dhe shpresoj se kjo ecuri do të mbledhë fonde jetike për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i koronavirusit”, ka shkruar Ora në Instagram. Ajo vazhdoi të inkurajojë fansat dhe shikuesit që të “japin gjithçka që munden”.
“Shikoni performancën këtë të enjte më 6 gusht dhe dhuroni në linkun në bio-në për të mbështetur fëmijët dhe familjet e prekura nga koronavirus”, ka thënë këngëtarja e njohur.Sipas UNICEF, 6 mijë fëmijë mund të vdesin çdo ditë të vetme në gjashtë muajt e ardhshëm si pasojë e koronavirusit.
Donacionet nga koncerti do të shkojnë në sigurimin e furnizimeve mjekësore për punëtorët e linjës së parë, si dhe ofrimin e përkrahjes shëndetësore për komunitetet në nevojë.
Top Channel