26/11 10:13
Prodhimi i brendshëm bruto (GDP) i Suedisë ra në tremujorin e dytë të vitit 2020 me 8.6 për qind në krahasim me tremujorin e parë.
Ekonomia suedeze gjithashtu regjistroi një rënie vjetore prej 8.2 për qind në periudhën prill-qershor.
Kjo është rënia më e madhe ekonomike e Suedisë që nga viti 1980, por gjithsesi më e vogël në raport me rënien mesatare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, e cila arriti në rreth 12 për qind, raporton Sveriges Radio
Top Channel