‘Pandemia nuk është nën kontroll’/ US Open, tërhiqet Nadal

05/08/2020 18:46

US Open humbet kampionin në fuqi të tij.

Rafael Nadal nuk do të ketë mundësi që të mbrojë titullin e fgituar në 2019 në Flushing Meadoës pasi vendosi të mos marrë pjesë në këtë turne Grand Slam për shkak të krizës së krijuar prej muajsh nga pandemia coronavirus. Numri 2 i renditjes botërore komunikoi vendimin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale teksa shpjegoi edhe motivet që e shtynë në marrjen e tij

‘Pas një reflektimi të gjatë, vendosa të mos marr pjesë në US Open e këtij viti-shkruan në postimin e tij Nadal-situarta në botë është shumë e komplikuar, rastet me Covid-19 po rriten dhe duket se pandemia nuk është ende nën kontroll. Është një vendim që nuk do të doja ta merrja kurrë, por këtë radhë zgjodha të dëgjoj zemrën time duke preferuar të mos udhëtoj’.

Nadal në postimin e tij deshi edhe të nënvizojë keqardhjen e tij dhe admirimin për ata që kanë punuar për të mundësuar zhvillimin e turneut pavarësisht këtyre kushteve të komplikuara, ndërkohë që konfirmoi edhe anulimin e turneut Masters të Madridit.

Nadal nuk është i vetmi emër i madh që do t’i mungojë turneut prestigjioz njujorkez në tenis. Nuk do të jetë as Roger Federer, me zviceranin që do të mungojë për shkak të 2 operacioneve të kryer në gju që e detyruan atë të mbyllë përpara kohe sezonin 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA