26/11 07:28
Sipas vlerësimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), vdekshmëria mesatare nga COVID-19 është 0.6 për qind.
Kjo e bën koronavirusin gjashtë herë më vdekjeprurës sesa gripi sezonal. Sipas epidemiologut Maria Van Kerkhova, “mund të mos duket shumë, por gjithsesi është një shkallë e lartë e vdekshmërisë, sepse vret një nga 167 pacientët”.
OBSH bazon llogaritjen e saj të vdekshmërisë prej 0.6 për qind në një vlerësim prej 115 milionë të infektuar dhe vdekjen e 700.000 njerëzve.
Top Channel