Kupa e Shqipërisë nuk është eventi i vetëm që do të ketë vëmendjen e admiruesve të futbollit në vendin tonë. Në ‘Loro Borici’ të Shkodrës do të luhet një tjetër finale ajo për vendin në Kategorinë Superiore mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.
Skuadra e Hysen Dedjas që kërkoi praninë e tifozëve në stadium, dicka që është e pamundur të ndodhë.
Për Vllazninë, kjo ndeshje playouti konsiderohet një dështim, duke qenë se synimi i saj ishte evitimi i vendit të tetë, ndërkohë që për besëlidhjen
kjo përballje është shansi i artë për të riparë veten mes skuadrave elitare të futbollit shqiptar ku mungon prej 12 vitesh. Lajmi i mirë për skuadrën shkodrane është rikthimi i Malotës që ishte pezulluar me 4 javë.
Përballë Vllaznisë do të jetë Besëlidhja që drejtohet nga një shkodran siç është trajneri Elvis Plori me skuadrën lezhjane që suksesin më të madh në këtë sezon pati eliminimin e Partizanit në Kupën e Shqipërisë. Kjo sfidë që mbart objektiva të kundërta për të dyja skuadrat do të luhet në orën 19:00 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.
Top Channel