Në Formula 1, triumfon gjithmonë ai, i përhershmi Lewis Hamilton.
Ishte piloti britanik i Mercedesit që fitoi Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, me Hamilton që falë suksesit në Silverstone e çoi në 3 numrin e fitoreve në këtë sezon në vetëm 4 garat e para sezonale.
Hamilton i cili mbrriti në finish me pjesën e përparme nga ana e majtë e makinës të thyer, la pas pilotin e Red Bullit, Max Verstappen me holandezin që u rendit i dyti, ndërsa podium u kompletua nga piloti francez i Ferrarit Charles Leclerc.
Kokëkuqja e Leclerc shfrytëzoi në maksimum problemet e makinës Mercedes të Valteri Bottas, për t’u ngjitur në podium. Si mos më keq makina tjetër Ferrari ajo e Sebastian Vettel që e mbylli garën në vendin e 10-të.
Top Channel