Policia amerikane tha sot se ka arrestuar një 60-vjeçar nga Michigan në lidhje me vdekjen e lojtares profesioniste të pokerit Susie Zhao.
Policia nuk publikoi emrin e të dyshuarit por tha se ishte arrestuar teksa udhëtonte me makinë drejt Detroit.
Trupi i djegur i Zhao ishte gjetur më 13 korrik në një parking pranë liqenit të Pontiac, tha policia.
33-vjecarja e njohur gjithashtu si “Susie Q,” po fitonte famë në botën e pokerit profesionist teksa kishte fituar të paktën $224,671.
Autoritetet thanë se ajo ishte vrarë në zonën turistike dhe më pas trupi ishte djegur, ndërsa nuk janë publikuar detaje të tjera të vdekjes.
Ngjarja ka shokuar miqtë dhe kolegët e saj.
“Ajo nuk ka treguar se mund të kishte probleme në jetën e saj,” tha mikesha e vjetër Meredith Rogowski. “Por kjo ishte dicka e zakonshme. Ajo ishte shumë e zonja për të fshehur gjërat, siç e kërkon dhe loja profesioniste e pokerit”, shtoi ajo.
Top Channel