Arsenali arrin të shpëtojë sezonin e tij teksa fiton një trofe duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm. Skuadra e ‘Topcinjve’ fitoi derbin londinez në finalen e Kupës së Anglisë duke fituar trofeun prestigjioz për herë të 14 në historinë e tij.
Ndeshja nisi vrullshëm për Chelsean që në minutën e tretë rrezikoi portën e Arsenalit me Mejzon Maunt që u ndal nga portieri Martinez, por pas 2 minutash Pulisic arriti të gjejë rrugën e rrjetës pas një veprimi në zonë.
Po ky futbollist mund të kishte shënuar një tjetër gol për Chelsean, por këtë radhë u ndal nga Martinez. Pas kësaj loja sikur u qetësua dhe në minutën e Pepe shënoi një gol për Arsenalin, por që u nuk u quajt i vlefshëm për shkak se më parë një prej futbollistëve te Topçinjve ishte në pozicion jashtë loje. Por pas vetëm minute
Arsenal fitoi një 11 metërsh pas një faulli të shkaktuar nga Azpilikueta ndaj Obamejang. Ishte ky i fundit që ekzekutoi penalltinë duke barazuar rezultatin në 1-1, që qëndroi i tillë deri në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë nisi me një rast të mirë të Cheleat për të shënuar golin e dytë sërish me protagonist Pulisic, por ai që u tregua më I saktë përballë portës kundërshtare ishte Obamejang që në minutën e 67 shënoi golin e dytë për Arsenalin. Pas vetëm 5 minutash Chelsea mori edhe një goditje tjetër teksa e pa veten në inferioritet numerik pasi Kovacic mori edhe kartonin e dytë të verdhë që u kthye në të kuq pas një faulli të shkaktuar ndaj Granit Xhakës. Kjo e bëri më të lehtë punën për administrimin e rezultatit për
Arsenalin, ndërkohë që Chelsea humbi edhe Pedron në minutat shtesë të sfidës për
shkak dëmtimi. Rezultati I finales mbeti 2-1 për Arsenalin për të cilin Mikel Arteta
fitoi trofeun e parë si trajner duke fituar duelin me Lampard, nderkohe qe futbollistet ngritën trofeun në fushën e lojës.
Top Channel