Numërojnë 600 mijë ndjekës/ Gjyshërit tajvanezë, super-modelë dhe yje “Instagrami” – FOTO

01/08/2020 14:59

Çifti më trendi në Tajvan këto kohë, nuk janë as të rinj të famshëm dhe as influencerë adoleshentë. Bëhet fjalë për një çift 80 vjeçarësh që menaxhojnë një shërbim lavanterie dhe që janë bërë një sensacion në rrjet pasi modelojnë veshje të harruara.

Chang Van 83 vjec dhe bashkëshortja e tij, 84 vjec, kanë mbledhur më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram gjatë muajit të shkuar pasi portretet e tyre si modelë, u bënë viralë.

Ata madje janë shfaqur edhe në edicionin tajvanez të Vogue dhe Marie Claire. Cifti ka menaxhuar një lavanteri prej dekadash në një qytezë të vogël. Gjatë viteve, klientët kanë harruar ose nuk kanë mundur të marrin veshjet që kanë cuar për pastrim dhe cifti asnjëherë nuk ka menduar ti hedhë atje. Nipi i tyre, doli me idenë e përdorimit të këtyre veshjeve për të thyer monotoninë e ciftit.

“Gjyshja dhe gjyshi im ishin të mërzitur sepse biznesi nuk po u ecte mirë. Doja të bëja dicka për ta, dicka të re që ata ta pëlqenin”, thotë ai. Dhe cifti, duket se është i lindur për të qëndruar para kameras. Modelimi me këto veshje, më bën të ndjehem të paktën 30 vjet më i ri, thotë Chang. Shumë njerëz më thonë – je bërë e famshme tani dhe dukesh më e re – shton bashkëshortja e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA