Shtohen të infektuarit në Angli/ Vendosen kufizime për 4 milionë persona

31/07/2020 12:50

Nga mesnata kanë nisur kufizimet e lëvizjes për më shumë se 4 milionë njerëz në Anglinë veriore, pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve të reja të koronavirusit.

Mes të tjerash, personat e grupeve familjare të ndryshme, nuk mund të takohen në ambjente të mbyllura në Manchester dhe pjesë të Lancashire e Yorkshire. Persona nga një familje mund të shkojnë në pab por pa u përzierë me persona të tjerë.

Sipas BBC, masat kufizuese u morën pak orë para hyrjes së tyre në fuqi nga ana e sekretarit për shëndetin Matt Hancock. Vetë ai ka shpjeguar se shtrëngimi u bë i dosmosdoshëm sepse njerëzit nuk po respektojnë distancimin social. Përhapja e fundit e covid 19, në pjesën më të madhe, i atribuohet takimeve të familjeve dhe mos respektimit të distancave sociale, ka thënë ai. Po ndërmarrim këtë veprim të ashpër pa dëshirën tonë por po shohim një rritje të infektimeve në të gjithë Evropën dhe jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur qytetarët- ka shtuar Hancock.

Meksika ndërkohë ka lënë pas mbretërinë e bashkuar dhe është bërë vendi i tretë në botë për sa i takon viktimave të koronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare, në Meksikë është kapërcyer pragu i 46 mijë viktimave ndërkohë që situata në shtetet e bashkuara të Amerikës dhe në Brazil është akoma më e rëndë.

Në kinë ndërkohë është regjistruar një rekord ditor i ri i infektimeve të reja që nga fillimi i marsit. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për 127 raste, 123 prej të cilëve transmetime lokale dhe 112 në rajonin e Xinjiang. Në kinë, në fakt, prej ditësh shifrat po rriten dhe vatra më e nxehtë mbetet në Xinjang ku janë marrë masa të ashpra izolimi prej një jave, si pezullim i transportit publik dhe fluturimeve, e kontrolle në hyrje dhe dalje të kryeqytetit të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA