Senati italian, votohet për gjykimin e Matteo Salvinit!

31/07/2020 02:07

Senati italian voton sot për t`i hequr imunitetin parlamentar Matteo Salvinit, ç’ka do t`i hapte rrugën gjykimit të tij mbi akuzën se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme emigrantë ne det. Sipas aktpadisë së ngritur në prokurorët në Palermo, Salvini vitin e kaluar, në kohën kur ishte ministër i brendshëm, i ndaloi hyrjen në portet italiane anijes humanitare spanjolle “Open Arms” me 160 refugjatë në bord.

Kreu i Legës njihet për qëndrimin e tij kundër emigrantëve, por humbja e imunitetit do të ishte një goditje e fortë për të sepse mund të pasohet nga një proces gjyqësor që rrezikon t`i sjellë një dënim prej maksimumi 15 vitesh burg.

Ai mbrohet duke thënë se “ bëri thjesht punën e tij, në interes të së mirës së përbashkët”. Rezultati i votimit në Senat është i pasigurt. Sipas gazetës “Il Fato Cotidiano”, 18 votat e ligjvënësve të partisë “Italia Viva”, Mateo Renzi, mund t’i vijnë në ndihmë ish ministrit.

Votimi në Senatin italian për fillimin e mundshëm të procedurave gjyqësore ndaj Salvinit bëhët në një kohë kur vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në ishullin jugor të Lampeduzës kanë mbërritur më shumë se 300 emigrantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA