Pasoja nga mbyllja e shkollave/ Fëmijët dëshirojnë që të kthehen në klasa në shtator

31/07/2020 15:50

Një studim i publikuar në revistën “Science”, thotë se mbyllja për një kohë të gjatë e shkollave, do të linte shenja të pashlyeshme për një gjeneratë të tërë.

“Mezi po pres të fillojë shkolla, për mua dhe vëllanë.

Në online na lodheshin sytë dhe kishim shumë detyra.

Ishalla nuk ka më online, por siç bien daullet ashtu do ta hedhim vallen.

Ky virus nuk është vetëm për arsimin. Është edhe frika, se nga 2 infektohen 40 të tjerë.

Ne mësueset qëndronim deri në 11 të darkës me online-n. Sigurisht që më mirë është që nxënësit të jenë me njëri tjetrin, por pandemia ka kufizimet e veta dhe do i respektojmë në emër të jetës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA