
02/05 13:16
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, në fillimet e pandemisë globale COVID-19, u tregua skeptik sa i takon ekzistencës së virusit.
Ai ndryshoi mendim për të vetëm kur u infektua vetë me koronavirus. Edhe pse disa ditë më parë, 65-vjeçari njoftoi në rrjete sociale se ka rezultuar negativ në testin e kryer për COVID-19, presidenti është shprehur se ende ndihet i lodhur dhe merr antibiotikë.
“Dje ndihesha pak i dobët, jam ende duke marrë antibiotikë”, ka thënë Bolsonaro.
Sakaq, së fundmi edhe gruaja e tij, Michelle, ka testuar pozitive me koronavirus, ndërsa nuk ka shfaqur simptoma të theksuara dhe gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë.
Top Channel