Askush këtë sezon nuk do ta kishte menduar se shitjet e fanelave të Milanit do të kishin një rritje të frikshme në shitjet e tyre, 1700% (një mijë e shtatëqind) më shumë në finale e një sezoni të cënuar nga pandemia e koronavirusit.
Tifozët kuqezi besojnë se skuadra do të rikthehet fituese sidomos pas lojës ekzaltuese në sfidat e fundit, por merita më së shumti për ndryshimin e imazhit, ka vetëm një emër Zlatan Ibrahimovic.
Futbollisti suedez që në aventurën e dytë në kampin e kuqezinjve arriti që prej Janarit ti ndryshonte renditjen dhe ambiciet ekipit, duket se është bindur që të qëndrojë, pavarësisht se kritikoi publikisht drejtuesit për mungesën e një strategjie. Qëndrimi i trajnerit Pioli është motivi që ka bindur Ibrakadabrën, vec rolit si protagonist në qendër të sulmit, kur numëron tashmë plot 38 vjet mbi supe.
Por cilat janë shifrat e akordit të ri financiar.
Zllatan ka vendosur të reduktojë pagën e tij në 5 milionë Euro në sezon, por do të shtojë nën ndikimin e menaxherit Raiola, edhe bonuse për numrin e golave, të prezencës në fushë dhe kualifikimit eventual në Ligën e Kampioneve. Të shtunën Obra do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit për të shkuar më pas me pushime të merituara, por rinovimi është në dorë të ekspertëve, dhe suedezi ka besim të plotë.
Ka një opsion të dalë në dritë së fundmi që i jep Ibrahimoviç dy vjet kontratë, të parin si futbollist dhe të dytin në rol drejtues te Milan, por njeriu ë e cilëson veten një lloj Benxhamin Baton, që rinovohet me kalimin e viteve, nuk dihet nëse do të pranojë të qëndrojë pas një tavoline, e të shohë të tjerët kur bëjnë gola.
Top Channel