Dokumentet e gjyqit/ Si i mësonte ‘tutorja e Epstein’ minorenet të bëheshin skllave seksi

31/07/2020 18:51

Një viktimë e trafikut seksual të rrjetit të financierit Jeffrey Epstein tha se ‘tutorja’ e tij Ghislaine Maxwell ka abuzuar seksualisht vajzat minorene dhe e ka udhëzuar si të abuzohet seksualisht nga të tjerët.

Pas urdhrit të gjykatës, dokumente të reja do të bëhen publike së shpejti mbi çështjen, në të cilat viktima Virginia Roberts Giuffre thotë se Maxwell e mësoi “të bëhesha skllave seksi”.

Dokumentet e para nga britanikja “Guardian” janë pjesë e padisë së mbyllur civile ndaj aristokrates britaniko-hebreje Maxwell, për rolin e saj në rrethin e trafikut seksual të partnerit Jeffrey Epstein.

Aty thuhet se Maxwell kishte joshur Giuffre duke e futur në orbitën e Epstein me maskimin se do të punonte si masazhatore.

Viktima thotë se i bëhej presion që kryente marrdhënie me shumë njerëz të pasur ose të famshëm, duke përfshirë dhe princin britanik Andrew, politikanë amerikanë, sipërmarrës të pasur, një shkencëtar të famshëm dhe një stilist të famshëm.

Maxwell dhe meshkujt e akuzuar i kanë mohuar akuzat.
Dokumentet përfshijnë dhe komunikimet personale mes Epstein e Maxwell, si dhe ato mes viktimës Giuffre dhe avokatit të saj.

Në një nga deponimet e cështjes Giuffre pyetet: “A jeni duke thënë se Ghislaine Maxwell bënte seks përditë me vajza nën moshë kur ti ishe aty?”
Përgjigja e saj në deponimin e majit 2016 ishte “Po”.

“Në rregull, me kë ka bërë seks Ghislaine Maxwell në prezencën tënde?” pyetet ajo.

“Kishte shumë vajza të përfshira. Ne nuk i flisnim me emër njëra-tjetrës. Nuk ju jap dot një listë me emrat e vajzave, ishte diçka në vazhdimësi,” përgjigjet Virginia Giuffre.

Kur u pyet se me kë e udhëzoi Maxwell të bënte seks, Giuffre tha: “Nuk ishte vetëm ajo, të dy ata e bënin këtë. Më jepnin biletat për të shkuar diku dhe më tregonin se kë do të takoja e çfarë të bëja me të”.

“Ghislaine më mori për të më trafikuar. Jeffrey ishte pjesë e kësaj, ata më kanë trafikuar te shumë njerëz. Disave ua di emrin, disave jo”.

“Ghislaine Maxwell më futi në industrinë e trafikut të seksit. Ajo më abuzonte rregullisht, më mësoi të bëhesha skllave seksi, më abuzonte fizikisht e mendërisht”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta