Një birrari në shtetin gjerman të Bavarisë është detyruar të ndërpresë prodhimin e saj të birrës për një arsye të çuditshme.
Nuk hyn në këtë mes aspak pandemia e koronavirusit, që ka bërë që shumë biznese të ulin qepenat, por fajin e ka një familje lejlekësh që ka zgjedhur ta ngrejë folenë e saj në një prej oxhakëve të fabrikës. Zogjtë guximtarë, një specie e mbrojtur në gjermani, ndërtoi folenë në birrarinë Zvanzger, në fshatin Uhelfeld, në fillim të pranverës, duke bërë që prodhimi të ndalej.
Uhefeldi prej kohësh në fakt ka qenë një atraksion për lejlekët që shpesh kthehen në të njëjtin vend, për çdo vit, për të ndërtuar foletë e tyre.
Pronari i birrarisë kishte planifikuar të priste deri sa foleja të përfundonte dhe më pas ta hiqte nga oxhaku, por më pas gjermania hyri në izolim për shkak të koronavirusit. Kjo do të thoshte se ata duhet të prisnin për të marrë ndihmën e specializuar që nevojitej për të zgjidhur problemin e folesë pasi lejlekët bebe nuk kishin çelur ende. Tani, ai shpreson që foleja të zhvendoset javën e ardhshme.
Ndërkohë, rezervat e birrës po mbarojnë e edhe nëse birraria rifillon punën javën e ardhshme, birra nuk do të jetë e gatshme deri në shtator. Por, pronari nuk është edhe aq i hidhëruar për këtë. “Lejlekët adhurojnë të vijnë këtu. Në Uehlfeld ne kemi rreth 35 fole-thotë ai. Dhe në fakt, lejlekët duket se po shijojnë jetesën e tyre në majë të birrarisë, duke u çjerrë me gëzim dhe duke mbrojtur folenë e tyre, pavarësisht telasheve që kanë shkaktuar.
Top Channel