Koronavirusi, vdes ish kandidati presidencial amerikan!

30/07/2020 21:30

Ish-kandidati presidencial republikan Herman Cain ka ndërruar jetë pasi u shtrua në spital si i prekur nga Covid 19. Cain ishte 74 vjeç. Lajmin e përcolli faqja konservatore e internetit, Newsmax, ku Kain ishte një kontribues.

Ajo thotë se politikani vdiq në një spital të Atlantës, pasi kishte qenë i sëmurë rëndë për disa javë. Cain qe shtruar atje që në datën 1 korrik. Ai bëhet kështu figura më e lartë publike në SHBA që kthehet në viktimë të koronavirusit.

74 vjecari kishte arritur t`i mbijetonte një kanceri të zorrës së trashë në fazën e katërt. Ai kishte qenë drejtues bordi i degës së Federal Reserve në Kansas City përpara se t`i hynte politikës me Partinë Republikane, dhe të kthehej në një kandidat presidencial.

Por edhe pas tërheqjes së tij nga gara për nominimin republikan, mbeti një mbështetës i Trumpit, e madje kishte marrë pjesë dhe në tubimin e tij zgjedhor në Oklahoma në qershor, pak përpara se të diagnostikohej me koronavirus. Shtetet e Bashkuara regjistruan rreth 1,270 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, kjo shifër e con në gati 154 mijë numrin e viktimave të Covid 19 në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA