Gruaja e një reperi urkainas akuzohet se ka copëtuar trupin e tij dhe i ka larë organët në lavatriçe, në apartamentin e tyre në Shën Petersburg, Rusi.
Pjesë të trupit të këngëtarit që njihej si Andy Cartwright, 30 vjeç, u gjetën dje në apartamentin e tyre, teksa e shoqja 36 vjeçare Marine Kukhal i tha policisë se ai kishte vdekur nga një mbidozë drogash.
Por ajo shtoi se nuk dëshironte që fansat e tij të mësonin për tragjedinë kështu që fshehu pjesët e trupit për të pretenduar se ishte zhdukur.
Policia tha se Kukhal kishte përdorur thikë, çekiç e sharrë, duke mbajtur pjesët e trupit në apartament, ku jeton dhe fëmija dy-vjeçar i çiftit.
Një hetim vrasjeje është hapur për vdekjen e muzikantit, emri i vërtetë i të cilit është Alexander Yushko. Agjencia BAZA shtonte se Kukhal përdori lavatriçen për të “pastruar” organet e brendshme të burrit, edhe pse kjo e fundit është mohuar nga avokati i saj.
Mediat vendase shtonin se gjymtyrët e viktimës ishin sharruar ‘në mënyrë perfekte’ dhe pjesët trupore ishin veshur me kripë.
Vejusha gjithashtu kishte pastruar mirë apartamentin në rrugën kryesore Nevsky Prospect në Shën Petersburg dhe autoritetet besojnë se ajo mund të jetë ndihmuar nga nëna e saj. Miqtë e të ndjerit thanë se ai kishte probleme me alkoolin por nuk përdorte droga.
E përditshmja Komsomolskaya Pravda tha se në trupin e reperit nuk ishin gjetur gjurmë drogash.
Por pas arrestimit Kukhal pretendonte se kishte gjetur një shiringë pranë trupit të tij dhe se bashkëshorti ishte bërë i varur nga drogat gjatë izolimit të pandemisë.
Hetimet vijojnë për zbulimin e shkakut të vdekjes.
Top Channel