Trump nuk heq dorë: Hidroksiklorina e suksesshme ndaj Covid-19

29/07/2020 06:06

Presidenti amerikan Donald Trump përsëri foli për të mirat e ilaçit kundër malarjes hidroksiklorinë për pacientët me COVID-19, duke këmbëngulur se shumë mjekë besojnë se është “shumë i suksesshëm”. Ai i bën komentet një pasi ai vetë dhe i biri, postuan video keqinformuese për ilaçin, të cilat u bllokuan nga rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.

“Unë kam besim. Unë do ta përdorja. Siç e dini, unë e përdora për 14 ditë. Dhe ja ku jam, apo jo? Unë mendoj se funksionon në fazat fillestare. Mendoj se punonjësit e mjekësisë, disa, shumë prej tyre e besojnë një gjë të tillë. Kështuqë do ta shqyrtojmë”, tha ai në konferencën për shtyp për koronaviruisn. Studimet shkencore kanë treguar se ilaçi shkakton më shumë dëm sesa mirë, kur përdoret për të trajtuar simptomat e koronavirusit, përfshirë stduime të Instituteve Amerikane Kombëtare të Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe universitete amerikane dhe në gjithë botën.

Por disa mjekë që besojnë të kundërtën, argumentuan të hënën në favor të përdorimit të tij, duke përmendur përvojat e tyre në trajtimin e pacientëve më ilaçin. Presidenti Trump, i biri, Donald Trump Jr., dhe të tjerë e postuan videon e aktivitetit ku folën mjekët në Facebook dhe Twitter, duke bërë që të dy rrjetet sociale t’i heqin ato, si pjesë e një përpjekjeje për të mos lejuar informacion që mund të jetë i dëmshëm për virusin, megjithëse jo para se 17 milionë vetë të shihnin një variant të videos në internet.

“Ndoshta kishin arsye (për ta hequr) ndoshta nuk kishin”, tha ai duke shtuar se nuk besonte që kishte ndonjë të keqe të provohej “përveçse politikisht”. “E dini pse? Sepse e rekomandova unë. Kur unë sugjeroj diçka, atyre u pëlqen të thonë ‘mos e përdorni’”, tha ai. Presidenti ka vënë në shënjestër përsëri ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, duke publikuar në faqen e tij në Twitter, një postim ku akuzohej Dr. Fauci dhe demokratët se po e mbajnë jashtë vemendjes përdorimin e ilaçit hidroksilklorinë për trajtimin e koronavirusit.

Në konferencën për shtyp, Presidenti Trump tha se ka marrëdhënie të mira me doktor Faucin, por më pas shtoi se nuk e kupton se pse mbështetja për Dr. Faucin është e lartë, por për atë vetë është e ulët, kur Dr. Fauci punon për administratën e tij. “Një person që punon nga afër me ne, Dr. Fauci dhe Dr. Birx, e cila gjithashtu vlerësohet shumë. Por askush nuk më pëlqen mua. Duhet të jetë personaliteti im, asgjë tjetër”, tha ai. Dr. Fauci tha se shtimi i rasteve me koronavirus në Florida, Kaliforni dhe disa shtete të tjera amerikane të goditura rëndë mundet që shumë shpejt të arrijë pikun, por pjesë të tjera të vendit duket se janë në prag të rritjes së shpërthimeve.

Në një intervistë me televizionin ABC, Dr. Fauci mbrojti punën e tij në favor të shëndetit të amerikanëve. “Në asnjë rrethanë nuk i kam dhënë publikut informacion të gabuar,” tha ai. Numri i njerëzve në Shtetet e Bashkuara që kanë humbur jetën nga COVID-19, u rrit në 148,446 të hënën, me më shumë se 4,3 milion raste të konfirmuara. Florida pati 191 vdekje në 24 orët e fundit, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i epidemisë./VOA

Top Channel