Rrahu ish-gruan dhe e hodhi nga kati i dytë/ Burg pa afat për 47 vjeçarin
29/07/2020 11:20
Gjykata e Fierit ka dhënë masën Arrest me Burg për 47 vjeçarin Saimir Rrapollari i cili pasditen e 25 korrikut keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dytë i banesës së saj ish-bashkëshorten 38 vjeçaren Elisjona Sulejmani.
Gjyqtari Piro Sota ka vendosur masën burg pa afat për 47 vjeçarin, masë e kërkuar edhe nga prokurori Dorjan Tafili.
Ngjarja ndodhi pasditen e 25 korrikut në lagjen 1 maj të qytetit të Patosit, ku prej tre muajsh jetonte me qira 38 vjeçarja, seëbashku me dy vajzat e saj minorene.
Top Channel