Rafale/ Mbërrijnë në Indi gjuajtësit e rinj francezë, mes tensioneve me Kinën

29/07/2020 18:45

India priti sot mbërritjen e pesë gjuajtësve të rinj franceze Rafale, në një kohë kur vendi është përfshirë në një konflikt të sgjatur kufitar me Kinë në rajonin e Himalajeve.

Vendimi për modernizimin e forcave ajrore të Indisë daton prej vitit 2001 por është zgjatur prej ngocjatave të bllokuara dhe akuzave për korrupsion.

Pesë gjuajtësit Rafale u ulën më në fund në bazën e Ambala nën masa të ashpra sigurie, sipas autoriteteve për të ndaluar marrje të imazheve të avionëve.

Urdhri i veçantë që ndalon grumbullimin e më shumë se pesë njerëzve u shpall në katër zonat reth bazës ajrore dhe mjetet fotografike ishin rreptësisht të ndaluara.

“Zogjtë u ulën në Ambala,” tha ministri indian i mbrojtjes Rajnath Singh. “Nëse dikush shqetësohet apo kritikon kapacitet tona të reja … duhet të jenë ata që kërcënojnë integritetin tonë territorial”, shtoi ai, që në këtë rast është referencë ndaj Kinës.

Marreveshja e gjuajtësve është nënshkruar me Francën në vitin 2016 me një kosto prej 7 miliardë euro për 36 “avionë të gatshëm për të fluturuar”. partia opozitare indiane e Kongresit, ka akuzuar shpesh se marreveshja është e korruptuar.

Sipas kontratës India ka paguar rreth $242 milionë për çdo gjuajtës në një kohë kur dhe gjuajtësit e fundit amerikanë kushtojnë rreth 100 milionë.

Por implikimet e kësaj janë serioze kur Rafale krahasohen me dizajnet e fundit kineze si gjuajtësit J-10C, J-16 e J-20, të cilët përveç superioritetit inxhinierik kanë dhe kosto të ulëta pasi përdoren vetë nga vendet prodhuese.

Kjo shoqërohet gjithashtu me superioritetin e sektorit kinez të mbrojtjes me atë francez, prandaj dhe nuk duket realiste që India të mund të ruajë një balancë fuqie me Kinën.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel