Punë votash!/ ‘Mu shkatërrua jeta, SPAK nxori emrin tim për diçka që nuk e kam bërë’

29/07/2020 18:06

Nga Anila Hoxha:

Në shtëpinë e familjes Lala, në fshatin Rubjek ( rrugës për ne Gjirin e Lalëzit) , fytyra e prerë e Zyhra Lalës shfaqet mes një çadre të vendosur në oborr prej tërmetit dhe një shtëpie të dëmtuar.

“Kriminelja” e zgjedhjeve të 2017 , është një 25- vjeçare e shkolluar për shkenca ekonomike, por e papunë. E vetmja që sjell të ardhura në familjen gjashtë anëtarëshe , është e motra ,megjithëse e shkolluar edhe ajo punon pjatalarëse. Në shtëpinë e kësaj familjeje shteti nuk trokiti ndonjëherë për t’i ndihmuar. Askush nuk i pyeti a kishin nevojë pas tërmetit, para pensionit që ju doli skandaloz, gjatë marrjes se pronave, pagimit të energjisë elektrike.

” Në orën 4 të mëngjesit ra porta. Policia e shtetit- thanë. Menduam mos vëllai kishte bërë sherr, menduam çka ndodhur. Hajdeni ju thamë” pëshpërit Zyraja duke treguar vizitën nëpër natë.”

I pyeta çfarë ka ndodhur, i pyeti babi, i pyeti mami, ata pyetën kush është Zyraja, do vijë me ne për një sqarim të vogël. Kur na panë që po dridheshim, na qetësuan- mos kini merak , PUNË VOTASH” . 25 vjeçarja nuk u thirr asnjëherë, nuk u pyet asnjëherë.

” Pranova të shkoja komisionere në zgjedhjet e 2017. Kurrë nuk jam marrë me parti. Kur nuk kam qenë anëtare partish. Hyra meqë isha e lagjes, në sytë e mi është votuar rregullisht” këmbëngul vajza.

Por SPAK e ka futur të renë në listën e keqbërësve zgjedhor dhe për këtë arsye Zyhrasë pas vizitës në të gdhirë, pasi i sekuestruan telefonin e njoftuan se gjykata e posaçme ka shpallur detyrim paraqitje. Hetimi i SPAK tregon se komisionerët e dy qendrave në këtë fshat lejuan votimin e disa banorëve qe ndërkohë ishin emigrante. Numri i atyre që votuan pa qenë fare në fshatin e tyre është 30 persona thekson SPAK. Fshati Rubjek sipas të dhënave të KQZ ka në evidencë 680 zgjedhës, prej të cilëve shumica janë të rinj që kanë ndërtuar jetën ne Itali.

“Mu shkatërrua jeta, SPAK nxori emrin tim, të dhënat e mia, për diçka që jam e bindur që nuk e kam bërë kurrë. Kjo është tallje me jetë njerëzish” – komenton Zyraja. “Unë qenkam peshku i madh?”

Në të njëjtën lagje, jeton edhe një tjetër “keqbërëse “zgjedhore.  Oriada. E papunë. E shkolluar si infermiere, u angazhua pak kohë në spitalin e Durrësit . Prej dy vitesh i hyri gjermanishtes , me vetëm një ëndërr. Të largohej siç vepruan bashkëmoshataret e saj. E ëma  drejton gishtin nga qielli ” nuk lejoj askënd të mbyllë jetën e time bije, çfarë do qofshin ata. Dua drejtësi dhe të vijnë t’na kërkojnë falje madje. Ishte fëmijë kur e futën në komision , ku kanë qene. ?”.

Gruaja bashkë me gjestet ngre zërin  sepse  në gusht Oriada parashikonte të largohej në emigracion.

“Kur mori dëshminë e penalitetit doli e pastër, së bashku me një tufë dokumenta që i paraqiti për të filluar punë në Gjermani. ” . Por planeve te 25 vjeçares ju vendos shkelmi. Edhe Oriada rezulton të ketë qene komisionere në zgjedhjet e 2017. Edhe Oriada gjendet në të njëjtën varkë ku ishin edhe 13 bashkëfshatarët e Rubjekut.

Dy prej tyre kanë vdekur ndërkohë. Gjersa të mbyllen hetimet e të dalë e vërteta , të tjerëve u duhet uruar mbi të gjitha jetë të gjate. Zgjedhjet , puna e votave dhe peshq do sjelle Gjiri i Lalëzit plot !

FOTO GALERI
1/3
Foto 1. Zyhra Lala

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA