Një ditë më parë u qëllua me armë drejt një biznesi elektroshtëpiakesh tek Kthesa e Kamzës, ndërsa sot policia arreston policin privat që ruante biznesin.
Perlat Meshi në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.
Njoftimi
Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr,6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A., se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer, menjeherë organizuan punën, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale.
Në përfundim të veprimeve të para ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.M., 46 vjeç.
Ky shtetas në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.
Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarak i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale“Moskallzimi i krimit” dhe “Shperdorim i detyres”.
Top Channel