I akuzuari për blasfemi vritet me armë në sallën e gjyqit

29/07/2020 18:24

Një burrë i akuzuar për blasfemi në Pakistan është vrarë me armë gjatë gjyqit të tij në qytetin e Peshawar. Ai përballej me akuzën se kishte pretenduar se ishte profet.

Blasfemia si kjo dhe qëndrime të tjera anti-fetare dënohen ligjërisht me vdekje në vend. Por megjithse ende asnjë nuk është ekzekutuar nga shteti, akuzat shpesh sjellin sulme të dhunshme nga besimtarët.

Viktima e fundit Tahir Ahmad Naseem, u akuzua për blasfemi në 2018 nga një adoleshent.

Ai u vra sot gjatë gjyqit të tij, teksa disa pamje të shpërndara në mediat sociale e tregonin trupin e tij pa ndjenja në karrigen e gjykatës.

Sulmuesi u arrestua në skenën e ngjarjes. Në të tjera pamje sulmuesi shihej i prangosur duke thërritur se viktima ishte një “armik i Islamit”.

Naseem ishte akuzuar fillimisht për blasfemi nga Awais Malik, një student teologjie nga Peshawar, me të cilin kishte diskutuar pikëpamjet fetare.

Naseem ishte me origjinë nga sekti islam Ahmadi, por ishte larguar më pas nga sekti pasi besonte se ishte vetë një profet.

Komuniteti sugjeronte se Naseem ishte i sëmurë mendor, pasi kishte postuar video në YouTube ku pretendonte se ishte ‘mesia’.

FOTO GALERI
2/3
Te pranishmit fotografojne viktimen menjehere pas sulmit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA