Foto dhe Video/ Irani i tregon forcën SHBA-së, i lëshon raketë kopjes së avion mbajtësve amerikane

29/07/2020 06:56

Garda Revolucionare Paraushtarake e Iranit ka gjuajtur një raketë nga një helikopter me shënjestër ndaj një kopje të avion mbajtësve amerikane në ngushticën strategjike të Hormuz.

Ky ushtrim ushtarak i quajtur “Profeti Muhamed 14” u mbajt pranë kësaj ngushtice, si një korsi jetësore transporti për 1/5 e prodhimit global të naftës. Televizioni shtetëror irainian raportoi stërvitjen drejtëpërdrejt, e cila ka si qëllim kërcënimin e SHBA, pas tensioneve të rritura mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Marina amerikane e ka dënuar ushtrimin ushtarak si ‘të papërgjegjshëm dhe të pamatur’. Ky ushtrim vjen një ditë pasi imazhet satelitore treguan se transportuesi i aeroplanit po tërhiqej nga një rimorkio në ngushticë nga qyteti port iranian i Bandar Abbasit.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel