Dhunuan dhe bënë për spital një 65-vjeçar, arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori i tij

29/07/2020 16:15
Foto ilustruese

POGRADEC – Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 30-vjeçar.

Sipas policisë i arrestuari është E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ndërsa i shpallur në kërkim është E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA