Tragjedi në ishullin grek, shkon në 15 numri i të vdekurve nga përplasja e anijes të rojës bregdetare me motoskafin e trafikantëve të emigrantëve 04/02 01:14
Ish-presidenti amerikan, Dwight Eisenhower, më 29 korrik të vitit 1958, nënshkroi ligjin për krijimin e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA.
Kjo agjenci e re civile zëvendësonte Komisionin Këshillimor Kombëtar të Aeronautikës, që ishte krijuar 47 vjet më parë.
NASA do të merrej me programet amerikane të hapësirës, një pjesë e madhe e të cilave drejtoheshin nga Departamenti i Mbrojtjes.Shumë shpejt NASA filloi planifikimin e një projekti për dërgimin e një misioni vajtje-ardhje me njerëz në hënë.
Presidenti Eisenhower nënshkroi ligjin për krijimin e NASA-s tetë muaj pasi bota mësoi se Bashkimi Sovjetik kishte lëshuar satelitin Sputnik Një.
Top Channel