Kjo është ura me harqe apo e njohur ndryshe si ura e Zogut, monument kulturë i kategorisë së parë, kjo urë vitet e fundit ka pësuar dëmtime të shumta por edhe pse monument kulture i kategorisë së parë asnjë nga institucionet nuk ka ndërhyrë për rikonstruksionin dhe ruajtjen e saj.
Ura vijon që të mbetet një ndër veprat më të bukura nga struktura që nga koha e mbretërisë ajo po shkatërrohet dita ditës jo vetëm nga vitet por nga dora e njeriut si dhe harresa e institucioneve pasi kjo urë është monument i rëndësisë së veçantë.
Ura me harqe po shkon drejt shembjes nga mungesa e vëmendjes
këmbëet e urës kanë dalë në sipërfaqe nga gërryerja që i është bërë lumit Mat duke marrë inerte pamjet janë të frikshme pasi elementet metalik janë zhveshur nga ato të betonit, duke bërë që e gjithë pesha të qëndrojë mbi hekura.
Që me ndërtimin e rrugës së Kombit, ura nuk u përdor për kalimin e mjeteve, duke e bërë atë lehtësisht të aksesueshme nga persona të papërgjegjshëm që po i vjedhin çdo dite elementët metalik për t’i shitur më pas për skrap
Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture, që sot i është lënë në dorë natyrës dhe keqbërësve.
Top Channel